Tottenham po përgatitet për një rikthim të bujshgëm.

Kjo e martë ka rezultuar një ditë me bisedime intensive, me presidentin e “Spurs”-ave, Daniel Levy, që besohet se ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për shërbimet e uellsianit të Real Madrid, Gareth Bale.

Menaxheri i 31-vjeçarit, Jonathan Barnett, pranoi se klienti i tij është në bisedime të avancuara me Tottenhamin, pasi është klubi ku dëshiron të luajë në Premier League.

Tottenham po studion mundësinë e marrëveshjes në formë huazimi ose blerje përfundimtare, që mund të përfshijë shkëmbimin me një futbollist të ekipit që drejtohet nga Jose Mourinho.

Madje, sipas mediave angleze, thuhet klubi nga Londra është I gatshëm ta shkëmbejë me Dele Allin.

Artikulli paraprakADMINISTRATA MË ME FAT, JA PUNËT KU SHQIPTARËT PUNOJNË ME ORË MË TË ZGJATURA
Artikulli tjetërTRUMP FLET PËR ZJARRET MASIVE NË SHBA: SHKENCA NUK MERR VESH NGA KLIMA