SEVILLIA HUMBET 2-0, RONALDO SHËNON DOPIETË.
Dy skuadra spanjolle ishin ato të cilat luajtën për të vendosur ekipin fitues të Superkupës së Europës,  Reali i Madridit, fitues i Champions League dhe Sevilla fituese e Europa League.


Ashtu siç pritej para fillimit të kësaj ndeshjeje, madrilenët ishin superiore thuajse në të gjitha drejtimet dhe arritën të fitonin falë dy golave të portugezit Ronaldo, duke e nisur sezonin e ri futbollistik me një trofe të rëndësishëm. Trajneri italian, Carlo Ancelotti kishte hedhur që nga minuta e parë edhe superblerjet e këtij sezoni Toni Kross dhe James Rodriguez, të cilët bënë një debutim fantastik me bluzën e 10 herë fituesve të Champions, duke mbështetur gjatë gjithë ndeshjes sulmin madrilen të përbërë nga Bale, Benzema dhe Ronaldo.  Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 30 të pjesës së parë, pas një krosimi të Bale nga kahu i majtë, Ronaldo nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetën e portierit kundërshtarë, ndërsa sërish portugezi do të vuloste shifrat vetëm 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.  Në minutat e mbetura, pavarësisht dëshirës së madhe të Sevillas për të reaguar, dukej qartë se ata ishin të pafuqishqm përballë mbrojtjes së Realit me Pepe dhe Segio Ramos në një ditë të mirë të tyre.