Në Spitalin Amerikan është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe rajon një ndërhyrje e rrallë. Torakotomi e djathtë me xhep pneumonektomi dhe disekim të limfonodulave.

Kjo ndërhyrje është kryer me sukses nga drejtuesi i Departamenti për Kirurgjinë Torakale, në Bad Nauhein të Gjermanisë Prof.Safet Beqiri dhe ekipi i mjekëve.

“Operacioni është specifik, sepse kryhet për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. Sigurisht ky operacion nuk do ishte i mundur nëse nuk do kishim një staf të mirëfilltë mjekësh, dhe sidomos kolegët e anestezionit.

Kjo mundësoi që kjo ndërhyrje të ishte akoma më e lehtë për pacientin dhe për mua gjithashtu pasi stafi i mjekëve ishin shumë të përgatitur”, tha Prof.Safet Beqiri.

Falë eksperiencës së Prof. Beqirit dhe punës së stafit të Spitalit Amerikan 1 gjithçka ka përfunduar me sukses, dhe pacienti gëzon shëndet të plotë.

“Unë i uroj stafit të Spitalit Amerikan suksese të mëtejshme, gjithsesi kolegët e mi dhe pacientët shqiptarë do të kenë gjithnjë mbështetjen time”, u shpreh Prof.Safet Beqiri.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm që Spitali Amerikan hedh në shërbim të jetës, duke konfirmuar se mbetet një lider i mjekësisë jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan.

PUBLICITET