Deputetja e PS e qarkut Shkodër Mimoza Hafizi ka preferuar që t’i drejtohet me një letër zyrtare komisionit të votimit në procesin e referendumit këtu në Shkodër duke i bërë disa kërkesa.

Në letrën e saj deputetja Hafizi nënkupton se prej disa orësh është përpjekur që të kontaktojë me kryetarin e komisionit dhe nuk ia ka arritur qëllimit. Në këtë mënyrë deputetja Hafizi i është drejtuar me një letër kryetarit të komisionit Kujtim Prroni duke i parashtruar kërkesat e saj që kanë të bëjnë me listat në të gjitha qendrat e votimit apo edhe me nënshkrimet e votuesve në fund të këtij referendumi. “Z.Kryetar Kujtim Prroni Në vijim të bisedës sonë të sotme telefonike të orës 8:40, kam mbi tre orë në pritje të takimit ku desha të parashtroj kërkesat e mia. Meqë ora ecën dhe kërkesat e mia nuk mund të presin më, ju lutem t’i merrni në konsideratë si vijon: 1.Kërkoj të njihem në mënyrë zyrtare me përbërjen e re të komisionit tuaj e cila është vendosur dje pasdite siç ma konfirmuan nga zyra e organizimit e selisë së PS. Kërkoj të kem një fotokopje të shkresës zyrtare të emërtimit. 2. Kërkoj të di se pse komisioni (KZPB) në Shkodër nuk është mbledhur asnjëherë, të paktën deri dje pasdite. 3. Kërkoj të më jepet lista me adresat e të gjitha qendrave të votimit në Bashkinë Shkodër. 4. Kam mbi 24 orë që përpiqen ta kontaktoj komisionin (KZPB) në Shkodër me qëllim për të akredituar vëzhguesit e mi për procesin e referendumit në Bashkinë Shkodër. Në momentin e tanishëm sigurisht ky akreditim s’mund të ketë më vlerë. Në mungesë të vëzhguesve, kërkoj që në fund të procesit të paisem me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit me nënshkrimet e votuesve, për të gjitha qendra e votimit të Bashkisë Shkodër. Mbetem në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave të ligjshme. Mimoza Hafizi Deputete e Qarkut Shkodër” Kjo është letra e deputetes Mimoza Hafizi për komisionin në Shkodër e cila përmes kërkesave të saj shpreh dyshimet që ka për këtë process të referendumit. Që një ditë më parë deputetja Hafizi ndodhet në Shkodër dhe përveç mbledhjes së informacionit është munduar që antarsia e PS të bojkotojë në këtë referendum.

Artikulli paraprakFURGONËT PA LIÇENSË, TEMË E KËSHILLIT TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I STATUTIT TË UJSJELLËSIT, SHTYHET PËR NJË JAVË