“Deputetja Mimoza Hafizi nuk ka të drejtë në pretendimet e saj për procesin e votimit të referendumit në Shkodër sepse nuk ka patur shkelje dhe se kërkesën për vëzhguesit duhej ta kishte bërë tre ditë më përpara”.

Kjo është përgjigja e kryetarit të komisionit zgjedhor të referendumit të PS për bashkinë Shkodër Kujtim Prroni në përfundim të këtij procesi. Kryetari Prroni jep një përgjigje edhe për ndërrimin e anëtarëve të komisionit. Deputetja Hafizi ka marrë një përgjigje edhe për kërkesat e saj në letrën zyrtare dërguar kryetarit të komisionit Kujtim Prroni. Prroni bëri të ditur edhe rezultatet e procesit të referendumit teksa pjesëmarrja shkoi në 83% për bashkinë Shkodër ndërkohë që një pjesëmarrje e kënaqshme ka qenë edhe nga radhët e FRESH.