Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka raportuar sot mbi ecurinë e reformës në administratën publike në Komisionin e Integrimit Evropian.

Në një seancë dëgjimore në komision, drejtuesja politike e reformës në administratë, Mesi, deklaroi se kjo reformë është një prej pesë prioriteteve kyçe në rrugën drejt integrimit evropian.

Mesi iu bëri thirrje të gjitha palëve politike të mos e politizojnë këtë reformë, por të ngrihemi mbi axhendën partiake, drejt unitetit të qëllimit: një administratë publike funksionale e me standarde evropiane.

“T’i qëndrojmë larg politizimit e instrumentalizimit politik të interesave partiak, por të ngrihemi mbi axhendat tona partiake, drejt unitetit të qëllimit: një administratë publike funksionale e me standarde evropiane si parakusht për një qeverisje demokratike, transparente dhe efektive.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian, ka vërejtur përparime në reformën për administratën publike; SIGMA gjithashtu, e rëndit Shqipërinë në vendet e rajonit me progres më të lartë. Reforma në Administratën Publike, një prej 5 prioriteteve kyçe në rrugën drejt integrimit evropian.

Reforma e Administratës Publike, reformë thelbësore dhe angazhim që kemi ndërmarrë ndaj çdo qytetari. E domosdoshme për zhvillimin e vendit. Në 2017-të, kemi hartuar Planin e Ri të Veprimit të Strategjisë për periudhën 2018-2020. Kemi patur ecuri të mirë në 4 shtyllat e strategjisë:

– Politikëbërja dhe Cilësia e Legjislacionit

– Organizimi dhe funskionimi i administratës publike

– Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

– Procedurat administrative dhe mbikëqyrja”

Vlejne te theksohen arritjet ne kuader te implementimit te ligjit per sherbimin civil, permiresimit te procedurave te rekrutimit, zhvillimit ne karriere dhe mundesive te promovimit brenda administrates.

Gjithashtu, ka patur zhvillime te konsiderueshme lidhur me thjeshtimin e procedurave administrative dhe mbikëqyrjen, në kuadër të Reformës së Deregullimit, e cila bazohet tek inovacioni dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit në drejtim të ofrimit të shërbimeve elektronike.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformën e administratës publike që vlerësohet me 3 nga 5 pikë të mundshme

– vlerësimi më i lartë nga të gjithë prioritetet

– prandaj le të bashkojmë forcat për të çuar përpara reformat transformuese që do të përshpejtonin e çeljen e negociatave

– nuk kemi të bëjmë me anëtarësim të PS apo PD apo LSI

– por të të gjithë vendit dhe padyshim çdo qeveri ka pasur meritat e të metat e saj sa i takon këtij procesi e rruge të gjatë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”

Artikulli paraprakHUMBJA ME NORVEGJINË, PANUCCI PARALAJMËRON NDRYSHIME: MBRËMË KAM FJETUR SHUMË PAK
Artikulli tjetërSHKODËR, TENTUAN TË KALOJNË SHTETAS TE HUAJ JASHTË SHQIPËRISË, ARRESTOHEN 5 PËRSONA