Kryeministri Edi Rama tha se reforma në arsimin e lartë është edhe një kthesë historike për shkollën e mesme.

Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të universitetit Mesdhetar, Rama tha se frytet e reformës në arsim do të ndihen pas disa vitesh. Kreu i ekzekutivit u shpreh se me këtë reformë studentët kanë në dorë vetë fatin sapo hyjnë në bankat e shkollës së mesme. Rama: Ne jemi sot në një moment historik për arsimin e lartë pasi ka filluar zbatimi i një reforme rrënjësore që ndan të shkaurën nga e ardhmja. Është një reformë e thellë, zbatimi i të cilës nuk është i lehtë dhe frytet e të cilës do t;i shikojmë në vite.

Artikulli paraprakINVESTIMI NË XHABIJE, BANORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetër“DREJTËSIA”, META: MIRATIMI PA KONSENSUS DO TË KISHTE HAPUR SHERR