Nuk kaloi shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, dhe Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.

C’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakort me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja? Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, smund të bëhet duke shkelur Kushtetutën. Ekspertët e opozitës janë në punë cdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë. I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithpushtetshëm. Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi. Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita ska asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë. Nuk kemi asnjë minutë kohë, sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, cka në të vërtetë nuk eshte, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese. Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën. Bandat e veshura me pushtet po shtojnë anëtarë e dhunojnë qytetarët, dhe për turpin e faqen e tij te zeze, ai nuk ka shkarkuar nga detyra as Elvis Rroshin, të dënuar edhe për përdhunim, sepse firma e tij i duhet për pazaret e fundit që ka planifikuar. U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përdite per 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim. S”ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit nderkohe qe vapa e gushtit po ja than palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët. Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vedi miliona euro të tenderave e koncesioneve. Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë. Teksa e gjithe kjo po ndodh, Rama i fryn një zjarri të ri, për të ndezur një hasmëri të re politike, me shpresën se kjo do të largoje vëmendjen e njerëzve drejt një ringu, ku ne refuzojmë të marrim pjesë. Sepse tashme për ne ka një betejë. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për ti dhënë mundësinë vendit të clirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve.Beteje qe do ta luftojme e do ta fitojme me dhe per cdo shqiptar.

Artikulli paraprakSHKODËR: OPERACIONI “LUX”, ARRESTOHET 27-VJEÇARI
Artikulli tjetër“MBROJTJA E FAUNËS DHE BIODIVERSITETIT TË LIQENIT TË SHKODRËS”