Ekspertët e Partisë Demokratike që sot ishin pjesë e punimeve që po bën Komisioni i ngritur për Reformën në Drejtësi

, kanë konfirmuar se ditën e nesërme do të nisë puna për çështjet më delikate të reformës dhe që kanë të bëjnë me Prokurorin, Presidentin, Ministrin e Drejtësisë. Pas një takimi të mbajtur me dyer të mbyllura për disa orë me radhë, ekspertët e së djathtës, që tashmë i kanë dhënë fund bojkotit të këtij komisioni, thanë se se palët kanë rënë dakort parimisht që të shmanget roli i ministrit të drejtësisë në institucionet e drejtësisë, si një nga pikat më të diskutuara në tryezës së ekspertëve të nivelit të lartë.  Ndërkohë, më herët eksperti i Partisë Socialiste renditi disa nga çështjet ku palët ndahen në qëndirme, megjithatë ekspertët do ti dorëzojnë komisionit të refomrës një draft të përbashkët , ndërsa për çështjet ku ndahen do të ketë do të ketë dy opsione në draftin e përbashkët. Tryeza e ekspertëve të nivelit të lartë është mbledhur këtë të shtunë për reformën në drejtësi, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike ku ekspertët kanë diskutuar parimisht për metodologjinë që do të ndjekin në punë që duhet konkluduar deri të hënën në mberëmje. Kjo ishte mbledhja e parë e ekspertëve të të dyja palëve pas ujdisë së arritur të premten me ndërmjetësimin e fortë të ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Artikulli paraprakRIKTHEHET MUNGESA E KAPAKËVE TË PUSETAVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërNDRYSHON STATUSI PËR KOMUNËN E TUZIT, POR JO E PAVARUR