Në një deklaratë për mediat paraditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin drejtuar opozitës që t’i bashkohet procesit të realizimit të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se mundësitë për një zgjidhje konsensuale ekzistojnë, por, sipas tij, opozita duhet të ketë një qasje më fleksibël. “PD i ka braktisur pozicionet e mëparshme për reformën në drejtësi. Sipas tyre, opozita duhet të mbrojë sistemin nga kapja. Ne i kemi ofruar opozitës dy të tretat. Nuk ka perëndi që të kapë drejtësinë me një formulë të tillë, ku opozita ka pjesën e saj”, ka deklaruar Rama. Duke theksuar se qeverisë nuk i intereson kapja e drejtësisë, por ringritja e këtij sistemi, Rama ka thënë se, në asnjë moment mazhoranca ka patur për qëllim përjashtimin e opozitës nga ky proces. “Kemi punuar dhe po punojmë për një zgjidhje që të përshtasë nevojat e përfshirjes substanciale të opozitës, sipas rekomandimeve të Venecias. Zgjidhja është e mundur për PD, nëse ajo lëviz nga pika e vendeve të rezervuara”, ka thënë Rama.

Artikulli paraprakRESHJET NË QARKUN SHKODËR, PROBLEME NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërPREFEKTI: VENDI SEKRETARIT BOSH, S’KA EMËRIM, E ZGJEDH DAP-i