DREJTORI EKZEKUTIV I SHOQATËS: 60% E KOMUNAVE, KUNDËR REFORMËS
Presidenti I Republikes duhet ta ktheje ne Kuvend ligjin e Reformes Territoriale. Ky eshte qendrimi Shoqates se Komunave te Shqiperise, I shprehur nepermjet Drejtorit Ekzekutiv te kesaj shoqate, Agron Haxhimali.

Ne nje lidhje te drejtperdrejte nga Tirana ne studion e lajmeve te televizionit Star Plus, Haxhimali ka shpjeguar thelbin e kundershtimit per Reformen Territoriale, sepse sipas tij:
Duke folur edhe ne emer te Shoqates se Komunave te Shqiperise, Haxhimali tha se gati 60% e komunave e kane kundershtuar me ane te peticioneve ndarjen e re administrative e territoriale te vendit:
Ne lidhje me rivotimin ne parlament te ketij ligji, nese ai nuk dekretohet te enjten nga Presidenti I Republikes, Drejtori Ekzekutiv i Shoqates se Komunave te Shqiperise thote se atehere komunat do ta cojne ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Megjithate, Haxhimali ka besim te pjekuria e Kuvendit:
Keto komente te Agron Haxhimalit u bene menjehere pas takimit konsultativ qe presidenti I Republikes, z. Bujar Nishani pati me kryetaret e komunave te Shqiperise, ne lidhje me dekretimin e ligjit per reformen Territoriale dhe Adminsitrative, te votuar nga Kuvendi I Shqiperise me 31 Korrik.
Te enjten pritet qe Presidenti te deklarohet per ligjin qe e ndan Shqiperine ne 61 bashki me 373 njesi vendore. Ne rast te mosdekretimit te ketij ligji, kuvendi ka te drejte ta votoje edhe nje here ligjin.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/HGpw4TbX9xg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakI PRITET KOKA GAZETARIT AMERIKAN
Artikulli tjetërSHKODËR-AUSTRI, BASHKËPUNIM PËR PAQEN