Dy ministritë e brendshme ajo e Shqipërisë dhe e Malit Zi janë angazhuar në rritjen e bashkëpunimit për të frenuar kalimin e paligjshëm të refugjatëve përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.

Deklaratën e bëri nga Muriqani Zv, Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi e cila theksoi se janë shtuar informacionet mes dy palëve me qëllim minimizimin e këtij fenomeni.

Ndërkohë numri dy i qeverisë shtoi se po shikohet mundësia e zgjerimit të rrugës së Muriqanit për të evituar cdo pengesë në infrastrukturë.

Rreth një muaj më parë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj teksa inspektoi doganën e Muriqanit kërkoi performancë të lartë nga punonjësit e policisë në kuadër të masave të marra,

forcim të kontrollit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, si dhe rritjen e forcës goditëse në drejtim të goditjes së paligjshmërisë, falsifikimit të dokumenteve apo kontrabandës

 

Artikulli paraprak“UZINA E TELAVE”, ISH-PRONARËT NË GJYKATË
Artikulli tjetërDIBRA: SHOQËRIA CIVILE TË JETË MË AFËR PROBLEMEVE