Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri Gent Cakajt. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka dhënë lajmin se deri në zgjidhjen e ngërçit të krijuar do të drejtojë edhe këtë dikaster.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit” thotë Rama.