Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi paraditen e sotme ka ngjitur shkallës e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Takimi me kërkesë të Ruçit ka nisur në orën 11:15 minuta, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS.

Sipas burimeve të Report Tv, kryetari i Kuvendit e ka kërkuar takimin me Metën pas refuzimit që ky i fundit i bëri propozimit të kryeministrit Rama për ministër të Brendshëm. Ndërkohë që 24 orë më parë ishte shefi i qeverisë ai që zhvilloi një takim kokë më kokë me Metën për këtë çështje.