Tre nga 10 prokurorët, për të cilët kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor janë transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokuroritë e rretheve.

Konkretisht Prokurori i Pergjithshem urdheroi caktimin e perkohshem te prokuroreve:Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Beratit.

Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pukës.Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pogradecit.