Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it Artan Lame ka deklaruar sot se duke filluar nga dita e hënë në datë 17 shtator do të fillojë procedura për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991.

Lame ka treguar procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për të mbyllur procesin e pronësisë, ndërsa numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë.

Vendimin për regjistrimin e banesave para 1991 trajton 40-60 mijë banesa që pritet të regjistrohen.

Për zbatimin e këtij vendimi dhe procedurën, qeveria ka ngarkuar ALUIZNI-n. Legalizimet kanë hyrë në fazën përmbyllëse, javën tjetër do të vijojmë të mbyllin procesin e legalizimeve dhe do të hyjmë në një proces të ri.

Kjo do të jetë sfida e madhe e ALUIZNI-t. Për këto banesa ka rreth 20 vite që nuk është zgjidhur problemet. Risitë, lidhen me faktin si është konceptuar vendimi. Lehtësohet barra e aplikuesit nga dokumentet e tepërta.

Ka qenë problemi i përcaktimit të datës së ndërtimit. Sipërfaqja deri në 300 metra për banesat e vjetra kalon pa pagesa dhe i jepet mundësia që sipërfaqja mbi këtë sipërfaqe të mund të kalojë në pronësi të tij, por me çmim tregu.

Paratë që do të mblidhen nga ky proces do të shkojnë në fondin e kompensimit të ish-pronarëve. Vendimi u miratua që në korrik, përgatitëm stafet. Qytetarët nga e hëna mund të paraqiten për të aplikuar për regjistrimin. Mund të fillojnë të paraqesin cfarë do lloj dokumenti që kanë për të ndihmuar institucionin.

Cdo lloj dokumenti që kanë për shtëpitë e paregjistruara ta paraqesin. Formularët mund ti gjejnë në të gjitha drejtoritë. Cdo qytetar mjafton ta shkarkojë formularin në faqen e ALUIZNI-t. Janë me dhjetëra mijëra familje.

Fillimisht të paraqiten ata që kanë nevojë të domosdoshme, psh; që duan ta shesin apo të marrin një kredi. Bashkitë janë të detyruara që dosjet e depozituara pranë tyre ti kalojnë pranë ALUIZNI-t.