Të gjithë fermerët që janë përfitues të tokave bujqësore dhe që asnjëherë nuk kanë marrë pronësinë duhet të aplikojnë pranë njësive administrative për të marrë aktin e marrjes së titullit të pronësinë. Afati është deri me datën 31 dhjetor.

Këtë fakt e bën të ditur drejtori I bujqësisë pranë Bashkisë Shkodër Alban Sekja, teksa tregon të gjitha procedurat që duhet të ndjekin fermerët.

Ky proces është tërësisht falas, fermerët nuk duhet të paguajnë asgjë për të marrë titujt e pronësisë.

Aplikimet janë të hapura tashmë ndaj drejtori Sekja bën thirrje të gjithë fërmerëve që të paraqiten pranë instancave përkatëse për të kryer këto procedura pasi vonesat

apo neglizhencat e individit duke mosrespektuar afatin e përcaktuar mund të sjellin pasoja të padëshiruara.