Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë konfirmon se në këtë qytet janë shënuar tetë raste me virusin AH1N1, ose të njohur ndryshe si ‘gripi i derrit’. Mes personave të prekur njëri është fëmijë.

Sipas drejtorisë rajonale në 25 raste të rënda të trajtuara në reminacionin e spitalit të Vlorës, tetë raste janë konstatuar me virusin AH1N1. Rastet janë prej fillimit te muajit janar deri tani, por sot janë bërë publike.

Shefi i Epidemilogjisë në drejtorinë e shëndetësisënë Vlorë Agron Bashllari shprehet se prej tetë rasteve të prekura, fatmirësisht nuk ka pasur probleme në shëndetit të personave të prekur, ndërsa rastet janë trajtuar nga mjekët. Sipas tij, situata nuk mund të cilësohet alarmante, pavarëisht tete rasteve të regjistruara. Në Tiranë janë shënuar tre viktima nga virusi AH1N1, ndërsa janë të prekur edhe disa të tjerë, që aktualisht ndodhet në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” (lexo ketu).

Çfarë është virusi i derrit?
Virusi AH1N1 është një lloj varianti i ‘gripit të derrit’ që ndryshoi përsëri në vitin 2009. Kështu e ka shpjeguar Fabrizio Pregliasco, kërkues në Departamentin e Shkencës Biomedikale për Shëndetin në Universitetin e Milanos.

Sipas tij, virusi qarkullon çdo vit sëbashku me ndikimin klasik sezonal. Virusi AH1N1 nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së ‘gripit të derrave’ ndër njerëz?
Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti,

dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet ‘gripi i derrave’ ndër njerëz?
Virusi i ‘gripit të derrave’ përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA VEND ME RËNDËSI KRITIKE”, NATO DOKUMENTAR PËR KUÇOVËN
Artikulli tjetërLLIXHAT E PESHKOPISË ME KONCENSION, ANULOHET VENDIMI