Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e radhës së Shqipërisë, që do të përballet me Andorrës më 14 nëntor dhe Francës më 17 nëntor.

Risia e teknikut italian është Florian Kamberi, futbollisti i Hibernian në sulm, e ndërsa për këto ndeshje të vlefshme për EURO 2020 janë rikthyer Myrto Uzuni dhe Taulant Xhaka.
Në konferencën për shtyp, Reja është ndalur të flasë edhe për emocionet, si trajneri i parë që do të luaj në “Arena Kombëtare”.

“Jam shumë i lumtur që unë do jem trajneri i parë për ndeshjen inauguruese të stadiumit. Një stadium si “Arena Kombëtare”ndikon edhe te rezultati. De Biazi dhe Panucci do jenë xheloz për mua në lidhje me stadiumin.

Kërkoj nga tifozët shqiptarë të na mbështesin me Andorën. Pa tifoza nuk ka futboll, kërkoj prezencën tuaj. Nëse fitonim ndaj Turqisë, mund të vinim gjithçka në diskutim”, tha Reja.

Në portë do të jenë: Berisha, Hoxha dhe Strakosha
Mbrojtës: Djimsiti, Hysaj, Ismaili, Trashi, Veseli, Mihaj, Dermaku, Memolla
Mesfushorë: Selahi, Xhaka, Bare, Ndoj, Memushaj
Mesfushorë: Gjasula, Qose, Ramadani, Lenjani
Sulmues: Balaj, Uzuni, Kamberi, Roshi, Manaj, Seferi

Artikulli paraprakKAPET DUKE SHITUR KANABIS AFËR SHTËPISË, NË PRANGA 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërGJENDJET I VDEKUR NJË PESHKATAR,DYSHOHET SE U GODIT NGA RRUFEJA