Çështja e diplomave me numrin e matrikullimit të gabuar në fakultetin e drejtësisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” ka nisur që të marrë një zgjidhje.

Është rektori i universitetit Adem Bekteshi ai i cili tregon se tashmë ato diploma që kanë patur të gabuar numrin e matrikullimit po gjejnë një zgjidhje.

Rektori Bekteshi i bën thirrje të gjithë studentëve që të paraqiten për të rregulluar çështjen e diplomave të juridikut që kanë patur gabim numrin e matrikullimit që në total janë 87 dhe jo më shumë.

Pak kohë më parë në rrjete sociale u bë e ditur problemi i diplomave të faktultetit juridik në Shkodër, gjë për të cilën është mbledhur senati i universitetit dhe janë zhvilluar takime në ministrinë e arsimit deri në dhënien zgjidhje të kësaj çështjeje.