Për tre ditë me radhë disa zona në Shkodër do të qëndrojnë pa energji elektrike. Kjo për shkak se Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike bën me dije se do të bëjë disa ndërhyrje për të përmirësuar rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Në këtë mënyrë në datat 4, 5 dhe 6 korrik nuk do të kenë energji zona si Oblika, Bërdica, Dajçi, Velipoja bashkë me pjesën e plazhit, dy hidrovoret Ças dhe në Vilu, Boksi i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri dhe Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Zues, Oblike dhe Muriqani.

Sipas njoftimit të OSHEE në kuadër të masave për mbarëvajtjen e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit turistik, drejtoria e tensionit të lartë e rajonit të Veriut po kryen remont në linjën 35kV Shkodra 2 – Velipojë.

Punimet, bën të ditur OSHEE konsistojnë në zëvendësimin e 12 shtyllave në nyjet kritike të kësaj linje, çka do të fuqizojë kapacitetet dhe do të garantojë një furnizim cilësor me energji.

Kështu si pasojë e remontit, do të ketë stakim të energjisë në disa nënstacione që furnizohen nga këto linja ku po ndërhyhet nga ora 6 e mëgjesit deri në orën 14:00. Ky investim në fakt është kërkuar prej kohësh për shkak edhe të amortizimit të shtyllave.

Gjatë këtyre 3 ditëve kur do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më shqetësuese do jetë situata në plazhin e Velipojës e cila tashmë ka një numër të lartë turistësh dhe pushuesish vendas e të huaj.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE