Në konferencën për shtyp trajneri i Marokut Herv Renard përgëzoi kombëtaren e Shqipërisë për paraqitjen në kampionatin europian të Francës.

Duke folur edhe për ekipin e tij tha se Maroku tashmë po tregon një imazh të mirë në futboll. “Ne radhe te pare dua te pergezoj kombetaren shqiptare per grupin e krijuar dhe paraqitjen qe bene ne kampionatin europian. Sot ishte ndeshja e fillimit te sezonit te ri dhe kishim shume ndryshime. Besoj se treguam nje imazh te mire te futbollit marokien. Vitet e fundit ne na ka munguar shpirti I grupit dhe Shqiperia eshte shembulli qe duhet marre nga te gjitha kombetaret. Une jam Francez dhe ndeshjen ndaj Frances ne europian e kam pare me shume vemendje. Ishte shume e veshtire qe tju mundnim”. Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi u shpreh se në ndeshjen me Maqedoninë do të kërkojë më tepër dëshirë dhe sakrificë tek lojtarët sepse është një ndeshje tejet e rëndësishme. “Stadiumi shumë i bukur, kur erdha mendova se kam gabuar qytet dhe ne fakt shikova nje impjant qe sipas meje eshte fantastik. Shpresojme qe te jete nje stadium qe te na sjelle fat. Kjo ishte nje ndeshje e rendesishme per ne pasi erdhem pas 2 muajsh pushim. Per ate qe kemi bere luajtem mire dhe meritonim edhe gol sidomos Cikalleshi. Tek lojtaret e europianit une kam humbur vetem Canen qe I ka dhene shume kesaj kombetareje. Ata qe iken nuk ishin pjese e zgjedhjeve te mia. Me maqedonine do kerkoj me teper deshire dhe me teper sakrifice pasi ndryshojne gjerat. Spanja dhe Italia kane me shume se sa ne por ne besojme gjithcka. Perfundimisht Rashica, Meha, Shala dhe Rrahmani nuk I llogarisja keshtu qe zgjodhen Kosoven”. Për De Biazin me rëndësi është që lojtarët e tij në ndeshjen me Maqedoninë të reagojnë siç duhet dhe të arrihet një fitore çka do të thoshte shumë për kuqezinjtë në këtë stad të eleminatoreve të botërorit “Rusi 2018”.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-MAROK INAGUROJNË STADIUMIN “LORO BORIÇI”, NDESHJA NË BARAZIM
Artikulli tjetërPROKURORIA E PERGJITHSHME:KUSHTETUTA E RE KRIJON NGERC