DHUNË NË FAMILJE DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE
Dhuna brenda familjes per motive pronesie vazhdon te jete prezente ne qarkun e Shkodres.

Policia e Shkodres njofton se me datën 15 gusht 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases V.D. 42 vjece nga fshati Qelëz i Pukës, sepse për motive pronësie, në vendin e quajtur “Kodër Bojë”, Qelëz, kjo shtetaese ka goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup shtetasen T. D., 63 vjece.
Po ashtu, sipas njoftimit te policise se qarkut Shkoder, gjate 24 oreve te fundi u ndaluan edhe disa persona per armembajtje pa leje.
Me datën 15 gusht 2014,  u bë ndalimi i shtetasit A.D, 27 vjec nga Dheu i Lehtë I Komunes Hajmel, Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi me datën 08. gusht 2014, për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij shtetasin A. J., 43 vjec. Gjatë kontrollit të banesës ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Autoatik Model 56 mm së bashku me një krehër me 16 fishekë.
Me datën 15. gusht 2014,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.B,  35 vjec, lindur në Has por emigrant në Angli. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Beltojë”, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin e tij Tip Benz, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krehëra me 14 fishekë.
Per te gjitha keto raste, sipas njoftimit te policise, materialet I kane kaluar prokurorise se rrethit gjyqesor, sipas neneve perkatese te kodit penal.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/-gqoszeLXY8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]