PLAGOSJE, ARMËMBAJTJE PA LEJE E KULTIVIM NARKOTIKËSH.
Gjate 24 oreve te fundit, sipas deklarates se policise se qarkut, rendi ne Shkoder, pervec rastit te plagosjes se shtetases ceke ne Velipoje, ka pasur disa probleme kryesisht me kultivimin e kanabisit, por edhe armembajtje pa leje dhe transport I lendeve drusore pa dokumentacion.

Keshtu, me dt. 14 gusht, eshte bere arrestimi ne flagrance shtetasve J. J., 14 vjec, dhe  Xh. Rr. 17 vjec, te dy banues në Shkodër, sepse në vendin e quajtur Rruga “Lekë Dukagjini”, Shkodër, gjatë një kontrolli të ushtruar nga patrullat e policisë, u kapën në flagrancë, me një armë zjarri Tip Pistoletë pa leje dhe duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Po me dt 14 gusht, eshte bere arrestimi I shtetasit V.V. vjeç 34, banues në Fshatin Jaran, Komuna Kastrat, Malësi e Madhe,  pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
Gjithashtu policia njofton se pas informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet  e policisë, kanë identifikuar dhe asgjësuar 3 parcela, në të cilat ishin kultivuar gjithsejt  300 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, në vendin  e quajtur Fshati Drisht, Komuna Postrribe Shkodër. Bimet narkotike ishin mbjelle ne toke publike pa pronar.
Sipas njoftimit te policise, me dt. 14 ka filluar procedimi penal për shtetasin A. L, vjeç 34, banues në Shkodër, sepse gjatë një kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Koplik – Shkodër, është kapur duke transportuar me automjetin e tij Tip Kamion, një sasi prej  5 m kub lëndë drusore, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/D_YPNMNW0FA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]