Kuvendi i Shqipërisë sot do të mblidhet në orën 10:00 për të diskutuar një sërë çështjesh, të cilat janë parashikuar për rendin e ditës, ndërsa bien në sy edhe tema të mbartura nga legjislatura e kaluar.

Ndër to janë edhe dy projektligje të mbartura nga legjislatura e kaluar, të cilat janë debatuar dhe kundërshtuar me forcë nga opozita si “Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”

ose ndryshe për Shkollën e Magjistraturës si dhe projektligji për në ndryshim në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Këto dy ligje janë tejet të rëndësishme dhe për të kaluar në Kuvendin e Republikës duhen 3/5 e votave, akt i cili duket se do të ngecë serish pasi opozita nuk është pjesë e seancës plenare.

Gjithashtu në rend të ditës parashikohen edhe shumë projektligje të tjera, të cilat do të diskutohen nga deputetët e pranishëm në sallë.

Më poshtë gjeni të detajuara të gjitha pikat e rendit të ditës, që do të diskutohen nga ligjvënësit e maxhorancës në seancën e sotme parlamentare.

PUBLICITET