POLICIA E SHKODRËS BËN PUBLIKE SITUATËN E RENDIT DHE TË SIGURISË
1.Me datën 09.08.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H.H, vjec 49, banues në Koplik. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur Polvar, duke drejtuar mjetin Autobuz, me targa SH 0370 D, ka aksidentuar shtetasen L. Gj., vjec 54, e cila ndodhet e shtruar në Spital në gjendje kritike për jetën.

2.Me datën 09.08.2014, filloi procedimi penal pasi është konstatuar vjedhja me thyerje e banesës së shtetasit P. S., vjec 49, banues në Shkodër. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori, neni 134 i Kodit Penal.

3.Me datën 09. 08. 2014,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit P. P, vjec 49, banues në Iballë, Pukë. Procedimi filloi pasi duke punuar me motosekë në banesën e tij, nga pakujdesia ka dëmtuar këmbën e majtë. Ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në Prokurori, neni 92 i Kodit Penal.

4.Me datën 09. 08. 2014,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K.G., vjec 51, banues në Fshatin, Lumëardhë, Fushë – Arrëz. Procedimi filloi pasi ka prerë disa rrënjë gështenja në pronën e bashkëfshatarit të tij shtetasit P. V. Materialet në Prokurori, neni 150 i Kodit Penal.

                                        
                                                

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/D8wxbKC5R1I?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]