POLICIA E SHKODRËS ARRESTON DISA SHTETAS PËR VEPRA TË NDYSHME PENALE
1.    Me datën 13. 08. 2014, filloi preçedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit Pjerin Z., vjeç 33, banues në Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi,  pasi është kapur nga shërbimet e policisë, pranë Fshatit Shtoj i Ri, Komuna Rrethina Shkodër,

duke drejtuar mjetin Tip IFA, të ngarkuar me lëndë drusore për të cilen nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm. Materialet në Prokurori, neni 205 i Kodit Penal.

2.    Me datën 13. 08. 2014, filloi preçedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit Zef N., vjeç 28, banues në Fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina Shkodër. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi,  pasi është kapur nga shërbimet e policisë, pranë Fshatit Shtoj i Ri, Komuna Rrethina Shkodër, duke drejtuar mjetin Tip IFA, të ngarkuar me lëndë drusore për të cilen nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm. Materialet në Prokurori, neni 205 i Kodit Penal.

3.    Me datën 12. 08. 2014, pranë P.K.K. Muriqanë, u bë ndalimi i shtetasit Renato (Sokol) Marash Prroj, vjeç 29, banues në  Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendimin Nr. 1737 datë  09. 07. 2014 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, është dënuar me 9-muaj burg për veprën penale të “Shfrytëzim prostitucioni”. Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, neni 114 i Kodit Penal.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/QNSUkpKarRw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]