ARRESTOHET NJË PERSON PËR DREJTIM PA PATENTË, NJË TJETËR PËR VJEDHJE .

.. Me datën 25. 07. 2014, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasit Vat Miceli, vjeç 28,  banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë,  pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, në aksin rrugorë Shkodër-Lezhë, pranë vendit të quajtur Krye Bushat Shkodër, duke drejtuar automjetin e tij Tip BENZ, me Leje Drejtimi të fallsifikuar. Materialet në Prokurori 186 i Kodit Penal.

Me datën 25. 07. 2014, u bë arrestimi  i shtetasit Sokol  Mjacaj,  vjeç 19, banues në Fshatin Vrakë,  Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është  autori i vjedhjes me datën 13. 06. 2014, të banesës së shtetasit Z. C.. dhe  ishte i shpallur në kërkim policorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurise “Arrest me burg”, nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Shkodër, me Nr.530 dt.24.07.2014. Materialet në Prokurori.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/mptPQ6JR3vY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]