GJERMANIA, NË KRYE E NDJEKUR NGA ARGJENTINA DHE KOLUMBIA.Gjermania ruan vendin e parë në klasifikimin mujor të FIFA-s me 1725 pikë, ndërsa Italia e Antonio Kontes ka humbur vende në klasifikim duke u rradhitur e 11-ta.

 

E dyta në renditje është Argjentina me 1538 pikë, e ndjekur më pas nga Kolumbia (1450), Belgjika ( 1417), Hollanda ( 1374) dhe Brazili ( 1316). Në vend të shtatë rradhitet Portugalia e Christiano Ronaldos së bashku me Francën me (1160), të ndjekura nga Spanja ( 1142) dhe Uruguaj që tashmë zbret në vend të dhjetë ( 1135). Duhet shënuar rritja në renditje e Anglisë (+7 vende), Rumanisë ( +6) dhe e Republikës Cceke (+5), ndërkohë regres ka pësuar Kroacia e cila ka zbritur nga Vendi I 14-të në vend të 19-të.

 

Pavarësisht dy paraqitjeve mbreslënëse ndaj dy kundërshtarëve si Franca dhe Italia, Kombëtarja Shqiptare ka zbritur dy vende më poshtë në renditjen e FIFA-s për muajn nëntor. Nga pozicioni i 48 ku ndodhej një muaj më parë, Shqipëria ndodhet tashmë në vendin e 50 me 577 pikë. Dy miqësoret e luksit ndaj Francës e cila përfundoi në barazim 1-1 dhe humbjes minimale 1-0 ndaj Italisë, nuk kanë ndikuar pozitivisht tek renditja e Kombëtares tonë. Sa i përket skuadrave të tjera në grupin I ku bënë pjesë edhe Shqipëria, janë Portugalia dhe Danimarka skuadrat që kanë pasur rritje me dy pozicione duke u renditur përkatësisht në vendin e 7 dhe 30, ndërsa Armenia ka zbritur me dy pozicione dhe tashmë ndodhet e renditur në vendin e 77. Serbia është skuadra e vetme që nuk ka ndyshime në renditje duke mbetur në vendin e 46.

 

Ndërsa janë Ishujt Faroe skuadra që ka pasur edhe rritjen më të madhe me plotë 82 vende duke u pozicionuar e 105, pas fitores 1-0 ndaj Greqisë