Situata alarmante paraqitet në spitalet e Kosovës ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus. Mësohet se aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 268 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit për media, prej tyre 166 janë në Klinikat e QKUK-së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoterapi, 2 raste më të komplikuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike. Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si COVID-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi.

Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtruar 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar. Ndërkohë, në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 rate të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara.