Vijon të jetë problematike situata në fshatin Obot i cili ka hyrë në ditën e 18 që është nën pushtetin e ujit.

Gjendja është rënduar sidomos gjatë natës si pasojë e shkakrimeve. Paraditen e kësaj të diele uji ka përpauar në rrugën e Obotit pak metra pa mbërritur në rrugën kryesore te Muriqanit.

Në këtë zonë kalimi bëhet vetëm me varkat e ushtrisë. Këshilltari i bashkisë Shkodër Marin Pemaj njëherësh banor i Obotit vlerëson situatën kritike.

Një nga problemet është situata e tokave bujqësore që janë përmbytur. Zona e Anës Malit jeton me produktet bujqësore, produkte që sidomos në këtë stinë janë shumë të rëndësishme për periudhën e gjithë verës dhe për blegtorinë nga ana tjetër.

Momentalisht në këtë njësi administrative janë mbi rreth 1300 hektar tokë e përmbytur

 

Artikulli paraprakFSHATI “GORICË” RREZIKON TË IZOLOHET
Artikulli tjetërGJOKA: MUNGESA E MALOTËS PROBLEM PËR NE