Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish.

Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa janë kontrolluar disa banesa dhe objekte.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa janë kontrolluar disa banesa dhe objekte.

Grupi i goditur dyshohet se u vinte gjoba bizneseve. Pjesëtarët janë nga zona e veriut të Shqipërisë, ndërsa operacioni është ende në vijim. Sipas burimeve janë arrestuar disa persona dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Operacioni mbrëmjen e sotme vjen pas atyre në Shkodër, Krujë dhe Divjakë për arrestimin e personave të dyshuar për ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Artikulli paraprakVAJZA 4-VJEÇARE BIE NË PUSETËN E KOPSHTIT
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET ME MAKINË DEPUTETI TAULANT BALLA