Referendumi në Lombardi dhe Veneto dhe rruga e Katalonjës drejt pavarësisë nuk janë të krahasueshme, deklaroi ish-kryeministri italian, Matteo Renzi në një intervistë për të përditshmen franceze ”Le Monde”.

“Lombardia dhe Veneto që janë shtylla të rritjes sonë ekonomike, ndihen të lodhura për faktin që u kërkohet vetëm të paguajnë”, deklaroi Renzi. ”Lombardia dhe Veneto kërkojnë një organizim fiskal të ndryshëm, më pak burokraci dhe këtyre problemeve duhet t’u jepet përgjigje.

Edhe Katalonja duhej të paguante më pak sesa rajonet e tjera të Spanjës, edhe pse indipendentizmi i saj është i udhëhequr nga një identitet i fortë kulturor dhe gjuhësor”, theksoi ish-kryeministri italian.

“Situata aktuale erdhi edhe për shkak të mungesës të politikës, pasi duhej një qeveri spanjolle që të ishte në gjendje të dialogonte si edhe një qeveri katalanase në gjendje për të respektuar ligjet

Artikulli paraprakÇ’PO NDODH NE SHKODER !
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR GRABIT 50 DHOMA HOTELESH NË MAJORCA, BARCELONË DHE IBIZA