KRYEMINISTRI ITALIAN DEKLARON SE VENDET E MESDHEUT JANË TË DOMOSDOSHME.Kryeministri italian, Matteo Renzi, deklaroi hapur mbështetjen për integrimin e vendit tonë në BE, duke thënë se Unioni nuk mund të bëjë dot pa vendet e Mesdheut.

Deklarata u bë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian, në përfundim të Presidencës së Italisë për BE-në“Nuk mund të bëjmë pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika dhe pasiguria. Në të kundërt do të mbetet në fund të botës që ndryshon me ritme të shpejta.”- tha Renzi.Gjatë fjalës së tij për 25 minuta, Renzi kujton se Europa e ndërtuar vitet e fundit shpesh ka dhënë idenë e të qenurit një Europë e mbështetur në ekonomi, e kufizuar në parametra duke e cilësuar këtë një gabim të kreut të Komisionit Claude Jean Juncker në 6 muajt e fundit të presidencës italiane, e ndërsa ky i fundit përgëzoi punën e Italisë.“Presidenca italiane ka bërë një punë të mirë dhe shpresoj që qeveria italiane të kujtohet për frymëzimin dhe shpirtin pro-europian”-  tha Juncker.

Artikulli paraprak102 VITE POLICIA E SHTETIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërÇOBAJ: PS MUND TË FITOJË PAS 23 VITESH