Fusha sportive “Reshit Rusi” tashmë do ti nënshtrohet rikonstruksionit që të plotësojë kushtet e liçensimit të vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bashkia e Shkodrës ka miratuar fondin prej 2 milion lekësh të reja për rikonstruksionin e kësaj fushe dhe që pritet të fillojnë shumë shpejt punimet.

Tashmë kërkohet vetëm kontraktimi i një firme ndërtuese që të zhvillojë punimet e duhura. Vllaznia është duke kërkuar me çdo kusht që ndeshjet e saj të pakten deri sa të rikonstruktohet stadiumit “Loro Boriçi” të zhvillojë ndeshjet në “Reshit Rusi” ku ka dhe mbështetjen e tifozerisë së saj. Drejtuesit e ekipit pasi kanë marrë tashmë siogurinë e lëvrimit të fondit, do të bëjnë maksimumin që punimet të ecin në një ritëm shumë të shpejtë.
“RESHIT RUSI” GATI PËR NDESHJEN E PARË ME 23 GUSHT .
Data maksimale e punimeve do të jetë a jo e 23 Gushtit që është dhe ndeshja e parë e kampionatit për sezonin e ri futbollistik 2015-2016. Natyrisht punimet duhet të përfundojnë disa ditë më parë që Vllaznia të mund ta nisë nga Shkodra këtë kampionat. Drejtuesit nga ana e tjetër janë të bindur se ato kushte do të plotësohen siç është spostimi i mureve mrbotjëse pas porte, vendosja e masës mrbotjesë tek muret rrethuese. Sigurisht kërkohet dhe krijimi këndit të medias dhe si vëndeve për tifozët. Të parët siç duket që janë realizuar, janë stolat e tifozëve. Kjo pasi është shfrytëzuar rikonstruksioni i stadiumit “Loro Borici” ku ajën marrë mbi 2 mijë stola të padëmtuar që do të vendosen tek “Reshit Rusi”. Po ashtu do të bëhet sistemi i reklamave dhe nëse është e nevojshme do të vendoset edhe sistemi i ndriçimit, ai që është hequr nga stadiumi “Loro Boriçi”. Ajo çfarë duhet rregulluar është tribuna VIP, vendi i gazetarëve dhe disa detaje të tjera të kushteve të lëna nga ana e përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët e kanë vëzhguar atë para disa ditësh.