Vllaznia është duke shpresuar që të marrë liçensimin e fushës sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar ndeshjet aty deri sa të realizohet rikonstruksioni i stadiumit “Loro Boriçi”. Këtë besim e ka shprehur administratori i klubit Neritan Kalamishi, i cili sqaron dhe anët positive që mund të ketë ekipi në qoftëse bëhet liçënsimi i fushës.

Përsa i përket faktit se ku do të luajë Vllaznia në qoftëse nuk merret liçensimi i “Reshit Rusit”, Kalamishi deri tani nuk ka një fushë të përcaktuar. Këto ditë pritet të vijnë dhe përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për të realizuar inspektimet e fundit dhe me interes pritet në qoftese do ti japin të drejtën Vllaznia për të luajtur aty. Ndërsa siç shikohet dhe nga pamjet duket që fusha “Reshit Rusi” ka marrë një pamje tjetër me ndërhyrjet që janë realizuar.

PUBLICITET