Mëngjesi i sotëm do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta në të gjithë vendin.

Por gjatë pasdites vranësirat zhvillohen duke sjellë rebeshe shiu. Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin reshje mesatare dhe intensive në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.