Reshjet e dobëta të shiut pritet të përfshijnë sot pothuajse gjithë territorin. IGJEUM bën me dije se rrezikohen nga zjarret në pyje tre qarqet kryesore në vend, si Tirana, Durrësi dhe Fieri.

Parashikimi i IGJEUM:
Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) pritet të jetë niveli “I MODERUAR” i rrezikut për zjarre në pyje në qarqet Durrës, Tiranë dhe Fier (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në pjesën tjetër të territorit pritet të jetë nivel “I ULËT” i rrezikut, por në zona të lokalizuara “I MODERUAR” përkatësisht në qarqet Shkodër (pjesa jugore), Kukës (pjesa verilindore) dhe Lezhë (pjesa perëndimore).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë pasdites së sotme krahasuar me nesër.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) priten reshje në pjesën më të madhe të qarqeve, por do të jenë lokale dhe të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12/ 22 °C

në vendet e ulëta: 10 / 24 °C

në vendet malore: 7 / 21 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) pritet të fryjë erë e lehtë.

Artikulli paraprakKLSH: THETHI DHE LIQENI I SHKODRËS KËRCËNOHEN NGA KEQMENAXHIMI
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, NESËR NË TIRANË DONALD TUSK, RAMA TË ENJTEN TAKOHET ME MERKELIN