DRKK, KISHTE PARALAJMËRUAR NJË SITUATË TË TILLË MUAJ MË PARË. Reshjet e dendura të një nate më parë kanë paraqitur probleme në Shkodër, e veçanërisht në zonën e NënShkodrës.

Nga stuhitë e motit të keq janë shembur fasadat e disa banesave duke u kthyer në një rrezik për banorët. Shembja e fasadës në “Gjuhadol” në qytetin e Shkodrës ka rrezikuar jetën e kalimtarëve, pasi fasadat u kanë rënë mbi koka. Pasditen e së martës, fasada e shembur ka zënë një kalimtar i cili ka marrë plagë ndërsa është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shirat dhe lagështira janë elementët kryesorë që po ndikojnë në shembjen jo vetëm thjesht të këtyre fasadave dhe dëmtimit të banesave, por bashkë me to edhe të një pjese mjaft të rëndsishme të vlerave kulturore dhe historike të Shkodrës. Pikerisht per ti paraprire nje situate te tille te rrezikshme, jo vetem per demtimin e fasadave por edhe per jeten e banoreve, Drejtoria Rajonale e Kultures kombetare ne Shkoder, I ka derguar edhe nje shkrese zyrtare, institucioneve kompetente per te nderhyre ne sistemimin e ketyre fasadave te cilat jane nje rrezik per jeten e qytetareve. Sipas te dhenave, nga ky institucion behet me dije se per situaten e fasadeve jane vene ne dijeni edhe Bashkia e Shodres, por edhe insitituti I monumenteve kombetare, per te nderhyre per mbrojtjen e ketyre fasadeve historike te qytetit por edhe per te mos lejuar degradimin e tyre cka sjell edhe shkaterrimin e kesaj pasurie per qytetin.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/xeIA10MW2xU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]