Reshjet e borës të cilat kanë shoqëruar gjatë 24 orëve të fundit të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës kanë krijuar probleme në Bashkinë Malësi e Madhe.

Aksi Tamarë Vermosh ka pësuar dëmtime të shumta si pasoje e rrëshqitjes së dherave, ndërkohe që ka pasur problemeve edhe sa i takon bllokimeve nga dëbora.

Drejtori i emergjencave në Bashkinë Malësi e Madhe, Qerim Hysaj është shprehur se Bashkia ka marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtyre akseve rrugore.

Situata pritet të përmirësohet gjatë ditëve të ardhshme ndërkohe që demet ne rruge jane te konsiderueshme.

Bashkia ka kontaktuar me firmën kontraktuese për nderhyrjen në përmirësimin e ketij segmenti ndërkohe që po monitorohet situata në këtë zonë

 

Artikulli paraprakBASHA NXJERR FAKTET: SHPALL EMERGJENCËN
Artikulli tjetërISHTE NË KËRKIM, ARRESTOHET 30 VJEÇARI