Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, duke bërë thirrje ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes nga ngricat në disa segmente rrugore.

ARRSH Gjendja e akseve kryesore të vendit
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir. Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. Domaj-Draj-Rec me zinxhir.

Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhirë në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.

Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir,

vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve. Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore,

si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

PUBLICITET