Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë filluar të bien në Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve te mjeteve të tregojnë kujdes maksimal ndërsa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kane ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës të hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve por ato duhet te qarkullojnë me zinxhirë”, njofton Ministria e Transporteve.

ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren ndërsa konsiderohet shume e rëndësishme qe drejtuesit e mjeteve te respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë kujdes të shtuar.

Artikulli paraprakSPASTRIMET NË PD,265 ANËTARË TE RINJ TË KËSHILLIT KOMBËTAR, IKIN ‘ARMIQTË’
Artikulli tjetërNDREGJONI: VKM PËR ISH TË PËRNDJEKURIT ANTIKUSHTETUESE