VETËM NË HEC VAU DEJËS SITUATA NË KUOTA MAKSIMALE, POR NUK KA RREZIK.

Reshjet e ditëve të fundit të cilat kanë krijuar situatë emergjence në jugun e Shqipërisë kanë rritur dhe kuotat e hidrocentralevë në vend.Ministria e Energjetikës deklaron se situata deri në këto momente në hidrocentralet kryesore të vendit është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik. Sipas të dhënave zyrtare niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është në kuotën e 289.83 m, në hidrocentralin e Komanit në niveli i ujit ndodhet në kuotën e 171.93 m.Dhe pse afër pikës maksimale nën kontroll ndodhen dhe kuotat nën hidrocentralin e vaut të dejës në nivelin e 74.36 m. Megjithate pavaresisht se ketyre te dhenave te cilat deri diku duken qetesuese per rajonin e nenshkodres, situate mund te veshtiresohet gjate diteve ne vijim kjo per shkak te reshjeve te cilat pritet qe te jene prezente deri ne fundin e javes se ardhshme, cka mund te veshtiresoje situaten duke rritur prurjet dhe duke detyruar hidrocentralet per te nisur shkarkimet e cila do te ishte fatale per banoret e nenshkodres te cilet mund te perballen me situata te permbytjeve. Deri në këto momente hidrocentralet punojnë me kapacitet të plotë dhe ende asnjë nga portat emergjente të shkarkimit nuk është hapur. 

Kuotat në Hidrocentrale
Fierzë 289.83 m
Koman 171.93 m
Vau Dejës 74.36 m

Artikulli paraprakNARAÇ, SHKOLLA 9-VJEÇARE RREZIKON SHEMBJEN
Artikulli tjetërNUK KALLËZOI KRIMIN, ARRESTOHET 24 VJEÇARI