VËSHTIRËSOHET KALIMI NË RRUGËT KRYESORE TË QYTETIT TË SHKODRËS
Kane mjaftuar pak reshje shiu qe rruget e qytetit te shkodres te bllokohen e te krijohet  nje trafik i renduar duke veshtiresuar keshtu kalimin

si per kembesoret ashtu edhe per automjetet. Kamera e star+ beri nje vezhgim ne rruget kryesore te qytetit keshtu nga kryqezimi i ish deges se brendshme deri ne sheshin luigj gurakuqi trafiku ishte I mbingarkuar njekohesisht njeri kah i rruges tek kryqezimi ish deges ishte totalisht I bllokuar.
Kjo situate tashme nuk perben ndonje risi pasi sa here ka reshje shiu pavaresisht mases shkaktohet kaos ne levizjen e kembesoreve apo edhe automjeteve. Kjo e cila perseritet e riperseritet ne qytetin e shkodres nuk po gjen zgjidhje per kete arsye nevojitet nderhyrja e bashkise se shkodres dhe policise se qarkullimit rrugor per shmangien e trafikut dhe bllokimit te kalimit sidomos gjate diteve me reshje shiu, e duke qene se po I afrohemi stineve te lageshta te vjeshtes e dimrit nderhyrja per zgjidhjen e kesaj situate duhet te behet sa me pare.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/cJ-amxxn8Lc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]