Nuk jane te pakta rruget ne qytetin e Shkodres qe edhe ne vitin 2015 vazhdojne te vuajne mungesen e theksueshme te infrastruktures.

Ne nje situate aspak normale e perseritur prej 20 vitesh  ndodhen banoret e lagjes Skenderbeg te cilet i bejne thirrje edhe nje here Bashkise Shkoder te nderhyjne per rikonstruksionin e rruges “Çerciz Topulli” pasi me ardhjen e stines se reshjeve situata ka degraduar.

BANORET: FEMIJET SHKOJNE NE SHKOLLE PERMES UJIT

Ka mjaftuar shiu i vetem nje dite per te kthyer gropat e medha te ujit qe mbizoterojne kete zone prej mese 20 vitesh duke bere qe te moshuar  dhe  femije te detyrohen te kalojne permes disa  gureve provizore te vendosur ne krah te rruges.Reshjet e shiut e kane perkeqesuar se tepermi situaten ne kete lagje e cila duket e harruar nga pushteti vendor pasi vetem disa metra me larg konkretisht ne afersi te varrezave te rrmajit bashkia shkoder ka asfaltuar se fundmi 2 rruge dytesore nekuader te projekteve per rikonstruksionin e tyre nga 8 te tilla qe ndodhen konkretisht ne rajonin numer 3.