Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele Ulqinin

. Reshjet e dendura që zgjatën për disa minuta shkaktuan probleme në rrugë ku lartësia e ujit arriti në disa centimetra. Situata më e vështirë u krijua në zonën e Ranës dhe në zonat periferike, ku uji ka hyrë në disa biznese, raportojnë mediat në Ulqin. Për minuta me radhë qarkullimi ishte mjaft i vështirë, ndërsa situata paraqitet problematike në të gjithë qytetin pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Artikulli paraprakARRESTOHEN KATER EFEKTIV TE POLICISE
Artikulli tjetërSHOKON DONALD TRUMP ME DEKLARATËN E TIJ: TË NDALOHET HYRJA E MYSLIMANËVE NË SHBA