ÇOKU: SHKAK KANALET KULLUESE, POR EDHE NDËRTIMET PA LEJE. Lezha rrezikon të përmbytet sërish në qoftë se do të kemi reshje të dendura të shiut.

Ndonëse pas përmbytjeve që u shkaktuan në mesin e nëntorit janë marrë disa masa emergjente në pastrimin e kanaleve në zonat më problematike si dhe për shmangien e përmbytjes së nënstacionit elektrik, ndërtimet pa leje mbi kolektorë mbeten shqetësim serioz për të eliminuar plotësisht përmbytjet. Ky fakt është bërë i ditur nga Shefi i Kompetencave Vendore në prefekturën e Lezhës Pal Çoku.

Aktualisht në Lezhë ka nisur puna në zonat më problematike të konstatuara gjatë përmbytjeve të fundit, ku ndërhyrja më emergjente është përqendruar në zhbllokimin e turbinave pranë nënstacionit elektrik të Lezhës. Ndërsa INUV ka filluar punën për evidentimin e ndërtimeve mbi kolektorë te cilat se shpejti do fillojnë te prishen.