SHKAK DALJA E LUMENJVE NGA SHTRATI I TYRE, SHPALLET GJËNDJA E JASHTËZAKONSHME.

Pjesa lindore e Maqedonisë është përfshirë nga vërshimet masive, si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati i tyre. Autoritetet qeveritare Maqedonase përmes një Shtabi Emergjence kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë zonë. Reshjet masive të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati, kanë shkaktuar përmbytjen e disa vendbanimeve në komunën Çeshinovë.  Përmbytje masive ka edhe në rajonin e Pellagonisë, përfshirë dhe zonën e Manastirit, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit të Zi. Autoritetet qeveritare po ndjekin situatën në zonat e përmbytura dhe po mundohen të ndihmojnë banorët.  Dalja nga shtrati e lumenjve kanë përmbytur zona të tëra në pjesën lindore të vendit. Sipas mediave Maqedonase dëmet janë të mëdha dhe ujërat e rrëmbyeshëm kanë paralizuar dhe bllokuar shumë vendbanime. Nën ujë janë edhe shumë hapësira bujqësore, vreshta dhe objekte në afërsi të lumenjve.