Bashkia e Shkodrës thotë se situata nga përmbytjet vazhdon të jetë e përkeqësuar. Sipas saj nga reshjet e vazhdueshme të shiut dhe nga shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit në total janë përmbytur 1850 ha tokë.

Deri në këto momente, janë mbi 450 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit.Gjithashtu në lagjen Zadrimë,

në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet ku sipërfaqja e përmbytur është 1200 ha toke:

Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit .

Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e permbytur

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.

Gjithashtu ka rifilluar shkarkimi nga hidrocentralet ku ne Koman shkarkimet jane 400m3/s dhe ne V.DEJES: 800 m3/s

Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakDAJÇ, PËRMBYTEN DHJETRA HEKTARË BRËNDA NATËS
Artikulli tjetërVJEDHJA NË SHELQET, NË PRANGA DY PERSONA