Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka dhënë alarmin për situatën e krijuar nga rrëshqitjet, sidomos në fshatin Dardhë të Pukës.

 

Pas përmbytjeve, rrëshqitjet janë një fenomen i ri që po rrezikojnë Shqipërinë e sipas Prençit ky fshat edhe shpallur i pabanueshëm.

Kur i keni vizituar banorët e Dardhës në Pukë?
Nuk i kam vizituar, se aty ka shkuar ekipi i specialistëve gjeologë. Fenomeni i rrëshqitjes është shumë i rrezikshëm dhe pas përmbytjeve konsiderohet si një ndër fenomenet më shqetësues në Shqipëri, që vjen për shkak të gjeo-dinamikës së tokës.
Si është situata?
Kemi 35 vende që janë shfaqur rrëshqitje masive në Shqipëri, afër rrugëve, qendrave të banuara, 3 janë vetëm në Gjirokastër, situata është shumë kërcënuese. Raporti e ka nxjerrë atë vend të pabanueshëm, iu ka dërguar mjetet e domosdoshme për të banuar, çadra, tenda.

Artikulli paraprakDEL DETI NË VELIPOJË, UJI ARRIN DERI TEK PEDONALJA
Artikulli tjetërZONAT E PËRMBYTURA NGA SHKARKIMET E HIDROCENTRALEVE, EDHE PA ENERGJI ELEKTRIKE